Garda Revolucionare e Iranit dënon sulmin raketor në Siri
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i73098-garda_revolucionare_e_iranit_dënon_sulmin_raketor_në_siri
Korpusi i Gardës Revolucionare të Iranit, në një deklaratë që dënon sulmet amerikane, britanike dhe franceze ndaj Sirisë, theksoi se ky veprim do të forcojë vullnetin e rezistencës kundër terrorizmit dhe do të thellojë zemërimin e popullit sirian ndaj kriminelëve sionistë, arabë dhe perëndimorë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 14, 2018 13:58 Europe/Tirane
  • Garda Revolucionare e Iranit dënon sulmin raketor në Siri

Korpusi i Gardës Revolucionare të Iranit, në një deklaratë që dënon sulmet amerikane, britanike dhe franceze ndaj Sirisë, theksoi se ky veprim do të forcojë vullnetin e rezistencës kundër terrorizmit dhe do të thellojë zemërimin e popullit sirian ndaj kriminelëve sionistë, arabë dhe perëndimorë.

Korpusi i Gardës Revolucionare në një deklaratë të publikuar të shtunën, theksoi: " Krimi i Shteteve të Bashkuara, Britanisë dhe Francës në sulmin me raketa ndaj Sirisë nën pretekstin mashtrues dhe të trilluar të përdorimit të armëve kimike në Duma, është një krim i qartë dhe i pamohueshëm, që dëshmon për humbjen e turpshme të tyre në mbështetje të terroristëve takfiristë dhe në përpjekjet për t'i shpëtuar ata". "Përvoja e 7 viteve të rezistencës totale dhe fitimtare të popullit, qeverisë, ushtrisë dhe forcave popullore të Sirisë kundër fuqive dominuese, sionizmit dhe terrorizmit takfirist tregon se rezistenca e sirianëve, me mbështetjen e aleatëve strategjikë të Damaskut, nuk do të pushojë derisa të arrihet fitorja e plotë mbi terroristët dhe përkrahësit e tyre", thuhet në deklaratën e Gardës Revolucionare të Iranit. Në këtë deklaratë thuhet: "Disa vende arabo-islamike që nuk kanë dënuar sulmet raketore perëndimore në Siri, ose që kanë qëndruar në heshtje dhe në disa raste trishtuese kanë  shprehur kënaqësinë e tyre, nuk do të kenë përgjigje para Ummetit Islam dhe historisë dhe do të jenë më të urryer sesa më parë nga populli sirian".