Irani dhe Hungaria nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi
Akademia e shkencave e Hungarisë dhe qendra e studimeve politike dhe ndërkombëtare e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi për publikimin e dorëshkrimeve perse.
Duke qenë se në bibliotekën e akademisë së shkencave të Hungarisë gjenden 157 dorëshkrime në gjuhën perse, këto dorëshkrime mund të përdoren nga hulumtuesit, shkrimtarë dhe dashamirësit të dorëshkrimeve perse dhe për këtë Ministria e Punëve të Jashtme të Iranit dhe akademia e shkencave të Hungarisë nënshkruan një marrëveshje bashkëpunimi. Në ceremoninë e nënshkrimit të kësaj marrëveshjeje ishte i pranishëm Golam’ali Raxhabi Jazdi ambasador i Iranit në Hungari dhe profesor Ashtuan Monak drejtori i përgjithshëm i bibliotekës së akademisë së shkencave të Hungarisë së bashku me Ahmed haxhi Huseini shefi i qendrës për studimet politike dhe ndërkombëtare në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Iranit. Në këtë marrëveshje është rënë dakord që dorëshkrimet në formë të ndara të shkruhen dhe shtypen në gjuhën perse dhe angleze. Akademia e shkencave të Hungarisë në kuadër të këtij bashkëpunimi ka rënë dakord për shtypjen dhe publikimin e dorëshkrimeve në fjalë në gjuhën angleze.