Regjisorja sllovene: Filmi "Minatori" paraqet dhunën e luftës
Regjisorja sllovene dhe fituesja e diplomës së nderit në pjesën "Paqja" në sesionin e 36-të të festivalin ndërkombëtar të filmit "Faxhr" në Teheran, deklaroi: "Filmi "Minatori" paraqet kërkimin e identitetit të individëve pas luftës dhe është një përpjekje për të paraqitur në mënyrë të hapur dhunën në luftë.
Filmi "Minatori" i cili për të parë në Azi u transmetua në festivalin e 36-të të filmit "Faxhr" në Teheran, tregon ngjarjen e një refugjati mysliman të cilit i është vrarë e gjithë familja në luftën e Bosnjës trupat e tyre janë varrosur në një vend të panjohur. Hanna Slak, regjisorja sllovene e filmit "Minatori", ka thënë: "Filmi "Minatori" është një transmetim i tregimeve të vërteta dhe flet për një disa pjesë së historisë së dhunshme të luftërave të cilat kanë qenë në formë të sekreteve dhe sot të gjithë janë të informuar për ato, mirëpo të folurit rreth tyre është e ndaluar".