Admiral Fadavi: Irani ndodhet në kulmin e forcës mbrojtëse
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i74232-admiral_fadavi_irani_ndodhet_në_kulmin_e_forcës_mbrojtëse
Komandanti i forcave detare të Gardës Revolucionare të Iranit deklaroi se Republika Islamike e Iranit aktualisht ndodhet në kulmin e forcës mbrojtëse.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Prill 29, 2018 09:26 Europe/Tirane
  • Admiral Fadavi: Irani ndodhet në kulmin e forcës mbrojtëse

Komandanti i forcave detare të Gardës Revolucionare të Iranit deklaroi se Republika Islamike e Iranit aktualisht ndodhet në kulmin e forcës mbrojtëse.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se admiral Fadavi të dielën në një ceremoni për vlerësimin e forcave detare në Gjirin Persik të zhvilluar në Bushehr në jug të Iranit, tha: "Republika Islamike e Iranit me tejkalimin e të gjitha komploteve të palës perëndimore, ka arritur në një nivel të stabilitetit dhe forcës parandaluese duke u shndërruar në faktorin numër një rajonal dhe në arenën ndërkombëtare në asnjë mënyrë nuk lejon shkeljen e kufijve të vet. Fuqia e Republikës Islamike të Iranit në Gjirin Persik ka arritur deri në atë nivel saqë vendet perëndimore sidomos lundrueset amerikanë përveçse mbajnë personel që flet gjuhën persiane, të gjitha komunikimet me palën iraniane duhet t'i zhvillojnë në gjuhën persiane".