30 prilli dita kombëtare e Gjirit Persik
30 prilli përkon me dëbimin e pushtuesve portugezë nga jugu i Iranit në vitin 1622 dhe kjo është quajtur dita kombëtare e Gjirit Persik.
Gjiri Persik si një prej rrugëve kryesore të transportit detar gjithmonë ka pasur rëndësi politike dhe sot është një prej zonave më të rëndësishme të linjave detare në botë. Ky rajon gjithmonë është përdorur për kalimin e anijeve tregtare [për lidhjen e lindjes me perëndit dhe për këtë gjithmonë ka qenë i lakmuar nga fuqitë rajonale dhe botërore. Vendet arabe të rajonit të Gjirit Persik kohët e fundit janë munduar shumë për të tjetërsuar emrin e këtij rajoni, emër që është regjistruar që në kohë të lashta. Gjiri Persik është një prej zonave më të rëndësishme dhe m të njohura detare në botë për të cilin kanë shkruar grekët e lashtë. Gjiri Persik është një prej zonave më të rëndësishme të naftës në botë dhe të civilizimin iranian dhe për emrin e tij ekzistojnë dokumente të shkruara dhe ai është përmendur në të gjitha marrëveshjet mes kombeve të ndryshme.