Raketat, aseti kryesor mbrojtës i Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i74354-raketat_aseti_kryesor_mbrojtës_i_iranit
Zëvendëskomandanti i Korpusit të Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit i ka cilësuar raketat si "aseti kryesor mbrojtës" i Iranit dhe për këtë arsye theksoi se fuqizimi i potencialit raketor është i domosdoshëm për fuqinë ushtarake të vendit.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Prill 30, 2018 15:47 Europe/Tirane
  • Raketat, aseti kryesor mbrojtës i Iranit

Zëvendëskomandanti i Korpusit të Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit i ka cilësuar raketat si "aseti kryesor mbrojtës" i Iranit dhe për këtë arsye theksoi se fuqizimi i potencialit raketor është i domosdoshëm për fuqinë ushtarake të vendit.

Deklaratat e gjeneral brigade Husein Selami u bënë të hënën, gjatë një simpoziumi në Universitetin e Lartë të Mbrojtjes Kombëtare në Teheran, në kohën e një vale presioni të drejtuar nga Shtetet e Bashkuara për të dobësuar potencialin raketor të Iranit. "Raketat janë ndër mjetet mbrojtëse dhe elementët kryesorë parandalues të Republikës Islamike të Iranit, dhe ne kurrë nuk mund të pranojmë të çarmatosim veten ", tha gjeneral Selami. Komandanti i lartë ushtarak iranian ceku edhe pretendimet e Sekretarit të Shtetit të SHBA-ve, Mike Pompeo, gjatë vizitës së tij të së dielës në Arabinë Saudite dhe Izrael, ku ai akuzoi Iranin për destabilizimin e Lindjes së Mesme. "Sot është Republika Islamike e Iranit e cila po i jep fund terrorizmit në rajon, por Shtetet e Bashkuara dëshirojnë ta paraqesin Iranin si një faktor kërcënues për vendet arabe, për të prodhuar një pretekst për praninë e tyre në rajon", theksoi ai. "Sipas kësaj formule, amerikanët e prezantojnë Republikën Islamike të Iranit si një kërcënim dhe në mënyrë të rrejshme e paraqesin Iranin si një sponsor të terrorizmit, ndërsa e gjithë bota e di se Irani sot është në frontin e luftës kundër terrorizmit", shtoi Zëvendëskomandanti i Korpusit të Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit. Gjeneral Husein Salami tha se veprimet e Iranit janë brenda kuadrit të rregullave dhe ligjeve ndërkombëtare, duke shtuar se Irani kurrë nuk ka kërcënuar ndonjë vend dhe ka respektuar gjithmonë integritetin territorial të shteteve të tjera.