Zarif: Mbështetja politike e Evropës për marrëveshje bërthamore nuk mjafton
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i75978-zarif_mbështetja_politike_e_evropës_për_marrëveshje_bërthamore_nuk_mjafton
Ministri i Jashtëm iranian Muhamed Xhavad Zarif tha se "mbështetja politike" e Bashkimit Evropian për marrëveshjen bërthamore shumëpalëshe të vitit 2015 nuk është e mjaftueshme, duke i kërkuar bllokut të ndërmarrë hapa më praktikë për të rritur bashkëpunimin ekonomik me Iranin.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
May 20, 2018 15:10 Europe/Tirane
  • Zarif: Mbështetja politike e Evropës për marrëveshje bërthamore nuk mjafton

Ministri i Jashtëm iranian Muhamed Xhavad Zarif tha se "mbështetja politike" e Bashkimit Evropian për marrëveshjen bërthamore shumëpalëshe të vitit 2015 nuk është e mjaftueshme, duke i kërkuar bllokut të ndërmarrë hapa më praktikë për të rritur bashkëpunimin ekonomik me Iranin.

Zarif e bëri këtë deklaratë të dielën në një takim me Komisionerin Evropian për Energjinë dhe Klimën, Miguel Arias Cañete dhe delegacionin e tij shoqërues në Teheran, pak javë pasi Presidenti i SHBA Donald Trump njoftoi vendimin e tij për t'u tërhequr nga marrëveshja bërthamore. "Me largimin e SHBA nga marrëveshja bërthamore, janë rritur pritjet e opinionit publik nga Bashkimi Evropian për të shpëtuar arritjet e kësaj marrëveshjeje", tha diplomati i lartë iranian. Ai theksoi se angazhimi i 28 shteteve të BE-së për zbatimin e marrëveshjes bërthamore nuk ishte në përputhje me njoftimin e tërheqjes së mundshme të kompanive kryesore evropiane nga bashkëpunimi me Iranin. Arias Cañete, nga ana e tij, tha se vendet evropiane kishin përforcuar vendosmërinë e tyre për të ruajtur arritjet e marrëveshjes bërthamore. Komisioneri evropian shtoi se BE ishte i vendosur për zbatimin e marrëveshjes bërthamore dhe për të ndihmuar kompanitë evropiane të vazhdojnë bashkëpunimin e tyre me Iranin.