Kamalvandi: Deklaratat e evropiane duhet të shndërrohen në veprim
Zëdhënësi i Agjencisë për Energji Atomike të Iranit deklaroi se evropianët nëse vonohen në përgjigje ndaj kërkesave të Iranit në negociatat rreth marrëveshjes bërthamore, e drejta e Iranit për fillimin e aktiviteteve të pushuara të Iranit në fushën e teknologjisë atomike.
Behruz Kamalvandi të dielën në një intervistë me agjencinë e lajmeve Fars rreth deklaratave të liderit suprem të Revolucionit Islamik të Iranit në lidhje me gatishmërinë e Agjencisë për Energji Atomike të Iranit në rast të neglizhencës së evropianëve në negociatat bërthamore me Iranin, deklaroi: "Ofrimi i garancive reale dhe të vërteta nga ana e shteteve evropiane për sigurimin e interesave ekonomike të Iranit pavarësisht sabotimeve të Amerikës, mosndërhyrja në dy çështje, në programin raketor dhe në praninë rajonale të Iranit, garantimin e blerjes së naftës së Iranit, garancinë e bankave evropiane në lidhje me kryerjen e transaksioneve bankare dhe shkëmbimeve tregtare me Iranin, si dhe përballja e Evropës me sanksionet e Amerikës kundër Iranit; janë kushtet kryesore që ka caktuar lideri suprem i Revolucionit Islamik të Iranit të mërkurën e kësaj jave për vazhdimin e "marrëveshjes bërthamore evropiane". Behruz Kamalvandi i vlerësoi pozitive deklaratat e funksionarëve evropianë në lidhje me vazhdimin e bashkëpunimit me Iranin pas daljes së Amerikës nga marrëveshja bërthamore dhe tha: "Interesat e Evropës janë të lidhura me Amerikën, mirëpo evropianët duhet ta dinë se kërkesat e Iranit duhet të realizohen".