Gjeneral Solejmani: Hezbullahu u shndërrua në qeveri të rezistencës
Komandanti i forcave Kods të Gardës Revolucionare të Iranit deklaroi se Hezbullahu i Libanit për herë të parë ka fituar 74 kursi nga gjithsej 128 kursi të Parlamentit të Libanit dhe nga një parti e rezistencës është shndërruar në një qeveri të rezistencës së Libanit dhe kjo është një fitore shumë e madhe.
Agjencia e lajmeve Tasnim njoftoi se gjeneral Kasem Sulejmani, komandanti i forcave Kods të Gardës Revolucionare të Iranit, deklaroi se zgjedhjet e fundit të Libanit në realitet ishin një referendum. Këto zgjedhje janë zhvilluar në kohën kur të gjithë e akuzonin Hezbullahun për ndërhyrje në çështjet e Sirisë, Libanit, Irakut dhe Jemenit. Ai shtoi: "Vendet arabe dhe Këshilli për Bashkëpunim i Gjirit Persik dhe sauditët së bashku me vendet në të cilat sundojnë injorantët, lëvizjen më të pastër islamike e kanë vendosur në listën e tyre të terrorizmit dhe emrat të cilët gjallërojnë zemrat e myslimanëve i kanë vendosur përkrah terroristëve. Ndërkohë që Hezbullahu në mbrojtje të botës arabe e ka mundur armikun më të rëndësishëm të botës arabe. Ata çdo kënd që ishte përkrahës i Hezbullahut si myslimanët shiitë ashtu edhe sunitë, e kanë quajtur mercenarë dhe agjent të Iranit. Këto zgjedhje u zhvilluan nën peshën e kësaj propagande dhe të 200 milionë dollarëve që kishin investuar sauditët. Hezbullahu i Libanit për herë të parë ka fituar 74 kursi nga gjithsej 128 kursi të Parlamentit të Libanit dhe nga një parti e rezistencës është shndërruar në një qeveri të rezistencës së Libanit dhe kjo është një fitore shumë e madhe",- tha ndër të tjera gjeneral Kasem Sulejmani.