Amir Abdulahian: Sauditët kërkojnë nga jemenasit të dorëzohen
Asistenti special i kryetarit të parlamentit islamik të Iranit ka reaguar ndaj vazhdimit të katastrofës humanitare në Jemen.
Husein Amir Abdulahian, duke reaguar ndaj shtimit të agresioneve të sauditëve në Jemen dhe pëprjekjeve për të bllokuar portin Al Hadide në perëndim të Jemenit, ka thënë: Arabia Saudite, EBA, SHBA dhe regjimi sionist janë shkaktarët kryesorë të katastrofës humanitare në Jemen. Ndërkaq sot, zëdhënësi i lëvizjes Ansarullah të Jemenit ka dhënë informacione të reja në lidhje me betejën me koalicionin agresor saudit në frontin e brigjeve perëndimore të Jemenit dhe theksoi se forcat e koalicionit agresor edhe në këtë front ashtu si në frontet e tjera janë futur në kurth dhe kanë arritur në bllokadë të pakalueshme. Muhamed Abdusalam, zëdhënësi i lëvizjes Ansarullah të Jemenit, në një konferencë për shtypur uroi festën e Fitër Bajramit për të gjithë popullin dhe luftëtarët jemenas në fronte të ndryshme të luftës kundër koalicionit agresor saudit dhe uroi fitoret e njëpasnjëshme të ushtrisë dhe forcave të rezistencës popullore të Jemenit në frontet e brendshme dhe kufitare të këtij vendi.