Përkujtimore për 290 martirët e avionit të rrëzuar nga raketa amerikane
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i79025-përkujtimore_për_290_martirët_e_avionit_të_rrëzuar_nga_raketa_amerikane
Sot më 3 korrik është dita e përkujtimit të martirizimit të 290 udhëtarëve të cilët u martirizuan pas një sulmi me raketë nga anija Vinsens ndaj avionit të transportit civil iranian i cili nga Bandar Abasi ishte nisur për të shkuar në Dubai.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 03, 2018 03:18 Europe/Tirane
  • Përkujtimore për 290 martirët e avionit të rrëzuar nga raketa amerikane

Sot më 3 korrik është dita e përkujtimit të martirizimit të 290 udhëtarëve të cilët u martirizuan pas një sulmi me raketë nga anija Vinsens ndaj avionit të transportit civil iranian i cili nga Bandar Abasi ishte nisur për të shkuar në Dubai.

Në një ditë si kjo nga anija amerikane Vinsens u lëshua një raketë e cila rrëzoi avionin civil iranian me 290 udhëtarë. Pas rrëzimit të këtij avionit, autoritetet amerikane për të justifikuar këtë krim kanë bërë deklarata kontradiktore mes tyre dhe janë përpjekur që këtë veprim ta prezantojnë si një  gabim. Mirëpo duke qenë se anija Vinsens ishte e pajisur me teknologjinë më të fundit të radarëve dhe duke qenë se linja ku fluturonte avioni civil ishte e përcaktuar qartë, mundësia e një gabimi është shumë e paktë dhe qartazi vërtetohet se ky ishte një veprim armiqësor. Sot vendi ku është rrëzuar avioni me 290 udhëtar në Gjirin Persik, mbushet nga lulet. Familjarët e viktimave duke hedhur lule në ujërat e gjirit Persik, përkujtojnë viktimat e këtij krimi çnjerëzor të kryer nga Amerika.