Mohohet bllokimi i mjeteve valutore iraniane në Gjermani
Korrik 08, 2018 07:34 Europe/Tirane
Zëdhënësi i Ministrisë së jashtme të RII mohoi bllokimin e një pjese të aseteve valutore të Republikës Islamike të Iranit në Gjermani.
Behram Kasemi tha të shtunën se marrëdhëniet ekonomike midis Iranit dhe Gjermanisë po kalojnë nivelin e tyre normal, duke shtuar: Delegacioni gjerman, të premten, në Vjenë, së bashku me anëtarët e tjerë të marrëveshjes bërthamore, duke përfshirë Iranin (pas tërheqjes së SHBA nga marrëveshja bërthamore), shqyrtuan mënyrën e gjetjes së mënyrave më të përshtatshme për të rritur bashkëpunimin ekonomik dhe bankar mes dy vendeve.
Tags