Berlini do të analizojë çështjen e transaksionit të parave në Iran
Autoritetet e Berlinit do të analizojnë çështjen e transferimit të kapitaleve të Iranit nga bankat gjermane.
Gazeta Blidt ditën e hënë duke cituar burime nga autoritet gjermane ka shkruar se kërkesat e Teheranit drejtuar Berlinit për të marrë 300 milion euro nga llogaria bankare e saj në një prej bankave gjermane dhe transferimin e shumës në Iran, do të analizohet nga autoritetet gjermane. Autoritetet gjermane kanë thënë se tërheqja e shumës bëhet në kuadër të plotësimit të buxhetit valutor të Iranit në rast të kthimit të sanksioneve bërthamore të Amerikës kundër sektorin monetar dhe financiar të Iranit. Sipas gazetës Bildt qeveria gjermane dhe sidomos ministria e jashtme dhe ajo e financave po analizon kërkesën e parashtruar nga Irani. Gazeta në fjalë shkruan se përkundër pretendimeve të Amerikës dhe Izraelit se Irani këto para do t’i përdorë në një formë jo të duhur deklaroi se autoritet gjermane nuk kanë zbuluar asnjë shenjë për të vërtetuar këto pretendime. Pas largimit të Amerikës nga marrëveshja bërthamore dhe kërkesës së evropianëve për ruajtjen e marrëveshjes bërthamore, Teherani ka kërkuar garanci për plotësimin e interesave të tij në kuadër të marrëveshjes bërthamore pas kthimit të sanksioneve.