Iran: Martirizohen dy forca të rendit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i79557-iran_martirizohen_dy_forca_të_rendit
Në qytetin Zahedan në juglindje të Iranit, janë martirizuar dy forca të rendit në rajonin Korin.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Korrik 20, 2018 04:36 Europe/Tirane
  • Iran: Martirizohen dy forca të rendit

Në qytetin Zahedan në juglindje të Iranit, janë martirizuar dy forca të rendit në rajonin Korin.

Lajmi bëhet i ditur nga radiotelevizioni shtetëror IRIB sipas të cilit persona të armatosur kanë martirizuar Ali’reza Shah’bakhsh dhe Parviz Shah’bakhsh dy pjesëtarë të forcave të rendit të Iranit. Rajoni Korin është pjesë e qytetit Zahedan dhe ndodhet 80 km larg nga provinca Sistan Baluçistan. Grupet vandale dhe persona të armatosur vitet e fundit me sulme terroriste kanë marrë jetën e shumë qytetarëve dhe rojeve kufitare të Iranit në zonat kufitare të provincës Sistan Baluçistan. Provinca Sistan Baluçistan, ka 1,300 km vijë të gjatë kufitare me Afganistanin dhe Pakistanit dhe 310 km vijë kufitare detare me Omanin.