Deklarata e ministrisë së jashtme të Turqisë në mbështetje të Iranit
Ministria e jashtme e Turqisë në një deklaratë të saj ka shprehur pakënaqësinë e thellë nga presionet e Uashingtonit kundër Ankarasë për shkak të sanksioneve amerikane kundër Republikës Islamike të Iranit.
Sipas një njoftimi të agjencisë Fars të lajmeve, ministria e jashtme e Turqisë në deklaratën e nxjerrë pas takimit të delegacionit amerikan me autoritetet e Ankarasë ka thënë se Turqia do të mundohet ta mbajë veten larg nga ndikimet negative të sanksioneve amerikane kudër Iranit. Deklarata e ministrisë së jashtme të Turqisë thotë se Irani është vend fqinj dhe partner I rëndësishëm I Turqisë në rajon dhe shtoi se autoritetet turke nuk janë dakord me vendosjen e sanksioneve kundër Iranit. Ditën e premte një delegacion i Departamentit Amerikan të Shtetit dhe i Departamentit Amerikan të Thesari ka shkuar në Ankara për të diskutuar me autoritetet turke për të ndjekur sanksionet e Amerikës kundër Iranit. Mirëpo Rafat Hesar Cikelioglu, kreu i dhomës së tregtisë dhe bursave në Turqi në këtë takim është shprehur i pakënaqur nga ndikimet negative të sanksioneve amerikane kundër Iranit dhe ka thënë se vendimi i autoriteteve amerikane për kthimin e sanksioneve kundër Iranit, është në dëm të Turqisë. Autoritetet e Turqisë shumë herë kanë theksuar se nuk do të ndjekin sanksionet amerikane kundër Iranit dhe se marrëdhëniet tregtare Teheran-Ankara nuk janë në bazë të kërkesave të Uashingtonit. Donald Trump më 8 Maj pasi ka përsëritur pretendimet e tij boshe kundër Iranit dhe kundër marrëveshjes bërthamore, shpalli daljen e Amerikës nga kjo marrëveshje dhe premtoi rikthimin e sanksioneve kundër Iranit brenda 3-6 muajve të ardhshëm.