Turqia ka refuzuar kërkesën e SHBA për zbatimin e sanksioneve kundër Iranit
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i79692-turqia_ka_refuzuar_kërkesën_e_shba_për_zbatimin_e_sanksioneve_kundër_iranit
Ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu ka përshkruar sanksionet e Uashingtonit kundër Iranit si të padrejta, duke thënë se Ankaraja u ka thënë zyrtarëve të SHBA-së se nuk do t'u përmbahet sanksioneve kundër Iranit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Korrik 24, 2018 15:01 Europe/Tirane
  • Turqia ka refuzuar kërkesën e SHBA për zbatimin e sanksioneve kundër Iranit

Ministri i Jashtëm turk Mevlut Çavusoglu ka përshkruar sanksionet e Uashingtonit kundër Iranit si të padrejta, duke thënë se Ankaraja u ka thënë zyrtarëve të SHBA-së se nuk do t'u përmbahet sanksioneve kundër Iranit.

"Një delegacion i SHBA vizitoi Ankaranë. Ne u kemi thënë atyre se nuk do t'i zbatojmë këto sanksione të njëanshme e të padrejta, "tha ai. "Ne blejmë naftë nga Irani dhe e blejmë atë në kushte të përshtatshme. Cili është opsioni tjetër?". Kohët e fundit, Shtëpia e Bardhë Trump ka njoftuar se kërkon që të reduktojë në "zero" shitjet e naftës së Iranit. Masat do të shkaktojnë vështirësi për kompanitë që bëjnë biznes me Iranin. Megjithatë, Evropa, Rusia dhe Kina i kanë kundërshtuar sanksionet e njëanshme të SHBA dhe kanë vendosur të eksplorojnë mënyrat për të ruajtur marrëveshjen bërthamore dhe tregtinë me Iranin.