Kasemi: Qeveria aktuale e Amerikës nuk është e besueshme
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit ka hedhur poshtë çfarëdo lloj mundësie për bisedime me qeverinë aktuale të Amerikës dhe deklaroi se qeveria e SHBA nuk është e besueshme.
Bahram Kasemi, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, të hënën në konferencën për shtyp reagoi në lidhje me tensioneve në deklarata mes Iranit dhe Amerikës dhe rreth disa pretendimeve për negociata mes të dy vendeve dhe shtoi: "Duke marrë parasysh rrethanat ekzistuese si daljen e njëanshme dhe të paligjshme të Amerikës nga marrëveshja bërthamore, veprimet armiqësore dhe përpjekjet e Uashingtonit për të ushtruar presion ekonomik mbi popullin iranian dhe vendosjen e sanksioneve të reja, nuk ekzistojnë kurrfarë kushte për bisedime".
Në lidhje me padinë e Iranit kundër Amerikës në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës, Kasemi tha: "Irani për realizimin e të drejtave të veta dhe për të vërtetuar respektimin e zotimeve dhe angazhimeve të tij dhe duke marrë parasysh daljen e paligjshme dhe të njëanshme të Amerikës nga marrëveshja ndërkombëtare, po e shfrytëzon këtë mekanizëm si dhe metodat e tjera të ligjshme".
Bahram Kasemi në lidhje me afatin që Irani i ka dhënë Evropës për të paraqitur propozimet e saj në lidhje me mënyrën e vazhdimit të marrëveshjes bërthamore, tha: "Kontaktet e përhershme mes Iranit dhe palëve evropiane po vazhdojnë dhe ekziston optimizëm i mirë dhe në përgjithësi po vërehen shenja pozitive".
Në lidhje me projektin "NATO Arabe" të paraqitur nga presidenti i Amerikës, Bahram Kasemi theksoi: "Kjo çështje nuk është ndonjë çështje e re dhe në të kaluarën disa qendra hulumtuese dhe institucione të ndryshme këtë paraqitur këtë ide, mirëpo aktualisht kjo çështje tani po paraqitet me zë më të lartë. NATO u formua duke marrë parasysh status-kohen dhe disa nevoja dhe potenciale të caktuara, mirëpo çështjet që ekzistojnë si realitet i qartë në vendet arabe, tregojnë se përdorimi i një nocioni të tillë është gabim dhe nuk mund të ketë kurrfarë ngjashmërie me vendet e Aleancës Veri-Atlantike".