Kina përdor anijet iraniane për të shmangur sanksionet amerikane
(last modified Mon, 20 Aug 2018 19:54:54 GMT )
Gusht 20, 2018 21:54 Europe/Tirane
  • Kina përdor anijet iraniane për të shmangur sanksionet amerikane

Kina njoftohet se ka filluar të përdorë anijet iraniane për të transportuar naftë bruto në rafineritë e saj për të shmangur ndikimet e sanksioneve të Shteteve të Bashkuara kundër Republikës Islamike.

Agjencia Reuters citon disa burime a duke thënë se blerësit kinezë të naftës iraniane kanë krijuar mekanizma për përdorimin e anijeve të kompanisë kombëtare të tankerëve (NITC) për pothuajse të gjitha importet e tyre për të ruajtur furnizimin me naftë pas ri-vendosjes së sanksioneve amerikane. Burimet thanë se Kompanitë shtetërore të naftës Zhuhai Zhenrong Corp dhe Sinopec Group, kishin aktivizuar një klauzolë në marrëveshjet afatgjata të furnizimit me kompaninë kombëtare të naftës iraniane (NIOC) që u lejon atyre të përdorin tankerët iranianë të operuar nga NITC.

 

Tags