Vazhdon seanca gjyqësore e ankesës së Iranit kundër Amerikës në Hagë
(last modified Thu, 30 Aug 2018 08:36:27 GMT )
Gusht 30, 2018 10:36 Europe/Tirane
  • Vazhdon seanca gjyqësore e ankesës së Iranit kundër Amerikës në Hagë

Sot në Hagë është mbajtur seanca e dytë dëgjimore e procesit të ankesës së Iranit kundër Amerikës për shkeljen e marrëveshjes së vitit 1955 për marrëdhëniet ekonomike dhe juridike konsullore mes dy vendeve.

Muhsen Mohebi përfaqësuesi i Iranit në këtë gjykatë duke kundërshtuar disa akuza të pabaza të avokatëve amerikanë dhe pretendimet e tyre false mbi terrorizmin, programin mbrojtës raketor të Iranit dhe gjoja veprime destruktive të Iranit në rajon, përmendi disa nga krimet e Amerikës në rajon dhe në botë ka thënë: Këto çështje janë jashtë kuadrit të punës së gjykatës së Hagës. Vendosja e sanksioneve sipas vendimit të 8 Majit ka pasur pasoja reale për popullin dhe ekonominë iraniane. Ndër këto pasoja është largimi i investitorëve të huaj dhe dhënia fund e kontratave nga pala e huaj për shkak të frikës nga ndëshkimet e Amerikës dhe ulja e të ardhurave nga shitja e naftës dhe produktet e saj. Profesor Alen Pale avokat i Iranit në gjykatën e Hagës ka thënë: Marrëveshja bërthamore ka qenë në përputhje me sigurinë kombëtare të Amerikës dhe pretendimet e nxjerra mbi pikën 20 të marrëveshjes së vitit 1955 lidhur me mbrojtjen e interesave kryesore të sigurisë së atij vendi janë të pabaza.

Tags