Baidinezhad: Irani kërkon marrëdhënie miqësore me vendet e tjera
Ambasadori i Republikës Islamike të Iranit në Britaninë e Madhe ka theksuar se Irani kërkon marrëdhënie miqësore dhe në bazë të interesit të përbashkët me vendet në lindje dhe perëndim dhe shtoi se Teherani përveç regjimit sionist kërkon marrëdhënie miqësore me të gjitha vendet e tjera.
Hamid Baidinezhad në faqen e tij në Instagram ka thënë: Qeveria iraniane është e interesuar për të ndjekur politikën e jashtme me pasojat më të vogla dhe të krijojë lidhje me vende të ndryshme të botës. Ai vuri në dukje se politika e jashtme e Iranit ndodhet në një gjendje të mirë dhe shtoi se kjo politikë është e bazuar në mohimin dhe kundërshtimin e sundimit, përmirësimin e marrëdhënieve me vendet fqinje dhe vendosjen e marrëdhëniet në bazë të respektit reciprok. Ai përmendi deklaratën kërcënuese të kryeministrit të regjimit sionist Beniamin Netanjahu dhe tha: Ai për të tejkaluar problemet dhe presionet e brendshme po ndjek politikën e kërcënimit të Iranit. Problemi i regjimit sionist është Palestina të cilën e ka pushtuar dhe popullin palestinez e ka masakruar. Më herët ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit, Muhamed Xhavad Zarif ka reaguar duke thënë se kërcënimet e kryeministrit të regjimit sionist kundër Republikës Islamike të Iranit janë të tepruara dhe përtej arrogancës. Muhamed Xhavad Zarif ministër i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit në një mesazh të tij në Tëitter pasi ka përmendur një pjesë të deklaratës kërcënuese të kryeministrit të regjimit sionist i cili ka thënë se ushtria izraelite do të godasë me të gjithë fuqinë e saj objektet bërthamore të Iranit ka shkruar: Irani, një vend që nuk posedon armë atomike, kërcënohet se do të eliminohet dhe shkatërrohet nga një luftënxitës i cili vetë ka armë atomike. Kjo çështje është përtej arrogancës dhe veprim i tepruar.