Irani kurrë nuk ka kërkuar takim me Trump!
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i81332-irani_kurrë_nuk_ka_kërkuar_takim_me_trump!
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit ka hedhur poshtë pretendimet e Nikki Haley, përfaqësueses së Amerikës në OKB, për gjoja se Irani ka paraqitur një kërkesë për takim me presidentin e Amerikës gjatë mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme të OKB dhe pretendime të tilla i ka quajtur qesharake.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Shtator 21, 2018 11:17 Europe/Tirane
  • Irani kurrë nuk ka kërkuar takim me Trump!

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit ka hedhur poshtë pretendimet e Nikki Haley, përfaqësueses së Amerikës në OKB, për gjoja se Irani ka paraqitur një kërkesë për takim me presidentin e Amerikës gjatë mbledhjes së Asamblesë së Përgjithshme të OKB dhe pretendime të tilla i ka quajtur qesharake.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Bahram Kasemi, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të iranit, të premten deklaroi: “Deklarata të tilla janë vetëm spekulime të mediave të projektuara në kuadër të propagandës psikologjike dhe plotësisht janë të njohura për Iranin”.

Kasemi ka theksuar: “Nga ana e Republikës Islamike të Iranit kurrë nuk është paraqitur ndonjë kërkesë për takim me Donald Trump, presidentin e Amerikës. Autoritetet e Republikës Islamike të Iranit përkundër kësaj kanë refuzuar shumë herë propozimet e Amerikës për zhvillimin e negociatave me Iranin”.