Kasemi: Pretendimet qesharake të Netanjahut larg logjikës
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Republikës Islamike të Iranit, në përgjigje të akuzave të kryeministrit të regjimit sionist në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, tha: "Pas dështimit të sionistëve dhe Shteteve të Bashkuara për të zbatuar skenarë anti-iranianë, shfaqja dhe pretendimet qesharake të kryeministrit të regjimit okupues ishin larg logjikës.
Zëdhënësi i Ministrisë së jashtme të Iranit Behram Kasemi të premten në mëngjes, duke reaguar ndaj akuzave të reja të bëra nga kryeministri i regjimit sionist në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, ka thënë: Kjo është një ofensivë e përsëritur nga regjimi izraelit, e cila, edhe pse e pavlefshme, ne e mohojmë dhe e hedhim poshtë atë. Kasemi ka shtuar: Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike (ANEA), e vetmja agjenci bërthamore përgjegjëse për trajtimin e çështjeve bërthamore, deri tani ka miratuar angazhimin e Iranit për të gjitha ato që ka pranuar. Kryeministri izraelit Benjamin Netanjahu ka dalë edhe një herë në skenën e Kombeve të Bashkuara për të sjellë shfaqje të freskëta kundër Iranit, duke përsëritur pretendimin e tij të rremë se vendi po punon për të zhvilluar armë bërthamore në vende "sekrete".