Përfundon sesioni i fundit i GJND mbi ankesën e Iranit kundër SHBA
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (ICJ) me bazë në Hagë të premten mbaroi sesionin e dëgjimit të avokatëve të SHBA ndaj padisë së ngritur nga Iranit.
GJND dëgjoi mbrojtjen e avokatëve amerikanë kundër padisë së ngritur ndaj Uashingtonit për shkeljen e Traktatit të vitit 1955 midis Iranit dhe SHBA për konfiskimin e paligjshëm të aseteve të Bankës Qendrore të Iranit (BQI) në vlerë prej 2 miliardë dollarë. GJND tha se do të informojë Iranin dhe SHBA-në për kohën e nxjerrjes së vendimit të saj. Ndërkohë, delegacioni iranian, duke marrë pjesë në seancën e fundit të GJND-së, hodhi poshtë pretendimet dhe akuzat e të dërguarit të SHBA, duke cituar dokumentet e tyre. Delegacioni iranian i përshkroi pretendimet e të dërguarit të SHBA si të pabaza dhe i kërkoi GJND-së t'i refuzojë ato. Ekipi iranian tha se gjykatat amerikane kanë nxjerrë një dekret kundër BQI për të ngrirë rreth dy miliardë dollarë të aseteve të saj, duke shkaktuar kështu problem për bankën në marrëdhëniet e saj ndërkombëtare. Sanksionet amerikane kundër BQI janë kundër traktatit të vitit 1955 midis dy vendeve, vunë në dukje avokatët iranianë. Në fund të takimit, Mohseni Mohebi, kreu i delegacionit iranian, i referohej akuzës amerikane kundër Iranit për sponsorizimin e terrorizmit dhe vuri në dukje se Uashingtoni bëri akuza të tilla në kohën kur parlamenti i Iranit miratoi një projektligj mbi Luftimin e Financimit të Terrorizmit (CFT). Më herët në seancën e së mërkurës, avokatët iranianë që morën pjesë në GJND për t'u marrë me ankesat e qeverive kundër njëri-tjetrit renditën shkeljet e SHBA-së të traktatit të vitit 1955. Shkelja e traktatit nga Shtetet e Bashkuara nëpërmjet rifillimit të sanksioneve kundër Iranit është një shembull i zgjidhjes ligjore të mosmarrëveshjeve mes të dy palëve, gjë që rezultoi në një vendim gjyqësor në favor të Iranit, tha ekipi iranian.