Kasemi: Irani dhe Afganistani kanë marrëdhënie të vjetra bilaterale
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i82042-kasemi_irani_dhe_afganistani_kanë_marrëdhënie_të_vjetra_bilaterale
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit deklaroi se Afganistani është një fqinjë i rëndësishëm për Republikën Islamike të Iranit dhe historia e lashtë e marrëdhënieve mes të dy vendeve bënë që të dy palët të kenë marrëdhënie serioze.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 15, 2018 11:08 Europe/Tirane
  • Kasemi: Irani dhe Afganistani kanë marrëdhënie të vjetra bilaterale

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit deklaroi se Afganistani është një fqinjë i rëndësishëm për Republikën Islamike të Iranit dhe historia e lashtë e marrëdhënieve mes të dy vendeve bënë që të dy palët të kenë marrëdhënie serioze.

Bahram Kasemi, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, ditën e hënë në konferencën javore për shtyp, në lidhje me zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare të Afganistanit më 20 tetor dhe zgjerimin e marrëdhënieve bilaterale duke marrë parasysh zhvillimet e sigurisë në këtë vend sidomos gjatë një viti të kaluar, tha: "Ne jemi optimist se zgjedhjet në Afganistan do të zhvillohen në një atmosferë të qetë dhe të sigurt dhe do të mirëpriten nga qytetarët e këtij vendi. Pavarësisht rezultateve pozitive të zgjedhjeve në Afganistan, çfarëdo rezultati që të dalë, mund të jetë i mirëseardhur për Iranin. Irani mirëpret zgjerimin e marrëdhënieve me Afganistanin në sfera të ndryshme dhe tani po bëhen përgatitjet për hartimin e një dokumenti gjithëpërfshirës për bashkëpunimin e Iranit dhe Afganistanit duke përfshirë të gjitha çështjet me interes të të dy vendeve".

Në lidhje me pjesëmarrjen e Iranit në procesin e rindërtimit të Sirisë, Bahram Kasemi  tha: "Irani duke marrë parasysh praninë e instruktorëve të tij në Siri për të luftuar kundër terrorizmit, në bazë të kërkesës së qeverisë së Damaskut dhe në bazë të pranisë iraniane që ka ekzistuar më parë në Siri, do të marrë pjesë në procesin për të ndihmuar rindërtimin e Sirisë".

Në lidhje me ndërhyrjen e Amerikës në Siri, z. Kasemi theksoi: "Ndërhyrja e Amerikës në Siri është pa lejen dhe miratimin e qeverisë së Damaskut, prandaj si e tillë është e paligjshme dhe në kundërshtim me ligjet dhe standardet ndërkombëtar. Amerika duhet të shmanget nga çfarëdo lloj ndërhyrje në çështjet e Sirisë".

Zëdhënësi i diplomacisë iraniane në lidhje me takimin e përgjithshëm të grupit special për veprim financiar FATF dhe kjo që anëtarësimi i Iranit në këtë grup çfarë interesa do të ketë për Republikën Islamike të Iranit, deklaroi: "Me padyshim se kjo çështje është do të bëhet në kuadër të interesave të Republikës Islamike të Iranit dhe do të jetë në favor të marrëdhënieve ekonomike dhe gëzon privilegje të shumta ekonomike. Irani do të veprojë në këtë drejtim vetëm duke marrë parasysh ligjet dhe kornizat ekzistuese".

Në lidhje me vazhdimin e bashkëpunimit të Iranit dhe Bashkimit Evropian pas daljes së Amerikës nga marrëveshja bërthamore, z. Kasemi deklaroi: "Deri më tani është shënuar një progres i konsiderueshëm në marrëdhëniet bilaterale dhe ekziston një perspektivë pozitive për llojin dhe mënyrën e bashkëpunimeve mes dy palëve".