Irani, viktima më e madhe e armëve kimike
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i82043-irani_viktima_më_e_madhe_e_armëve_kimike
Ministri i mbrojtjes së Republikës Islamike të Iranit deklaroi se populli i Iranit është një prej viktimave më të mëdha të luftërave të pandershme dhe përdorimit të armëve kimike, armëve të ndaluara dhe llojeve të ndryshme të minave dhe bombave.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Tetor 15, 2018 14:52 Europe/Tirane
  • Irani, viktima më e madhe e armëve kimike

Ministri i mbrojtjes së Republikës Islamike të Iranit deklaroi se populli i Iranit është një prej viktimave më të mëdha të luftërave të pandershme dhe përdorimit të armëve kimike, armëve të ndaluara dhe llojeve të ndryshme të minave dhe bombave.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se gjeneral Amir Hatami, ministri i mbrojtjes së Iranit, sot në mëngjes në ceremoninë e mbylljes së kongresit të katërt për mjekësi ushtarake në Azi dhe Oqeani që u zhvilluar këtyre ditëve në Teheran, deklaroi: "Gjatë viteve të Mbrojtjes së Lavdishme, regjimi i ish-diktatorit irakian Sadam Husejn, mbi 570 herë ka kryer sulme me armë kimike kundër Iranit, mirëpo organizatat ndërkombëtare nuk kanë mbajtur as mbledhje për dënimin e veprimeve të tilla çnjerëzore".

Gjeneral Hatami duke theksuar përballjen me shtetet që ndjekin politika luftënxitëse, shtoi: "Bota ishte dëshmitare se si Irani tregoi qëllimin e tij të mirë në krizën e improvizuar atomike dhe pavarësisht sabotimeve dhe shkeljeve të zotimeve nga ana e Amerikës, është vetëpërmbajtur për arsye se Republika Islamike është shtete me përgjegjësi dhe kërkon paqe në botë".

Duk vë në dukje sanksionet e paligjshme të Amerikës kundër Iranit, gjeneral Hatami tha: "Amerika duke përdorur terrorizmin ekonomik, po krijon pengesa për vendet e tjera edhe në sigurimin e medikamenteve dhe nevojave elementare njerëzore".

Gjeneral Hatami shtoi: "Irani ka eksperiencë të madhe në fushën e kurimit të personave të plagosur me armë kimike dhe është i gatshëm të bartë këtë eksperiencë te vendet e tjera të interesuara".