Nxënësit iranianë korrin suksese në konkursin e matematikës
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i82188-nxënësit_iranianë_korrin_suksese_në_konkursin_e_matematikës
Nxënësit iranianë kanë korrur suksese në konkursin botëror WMC.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Tetor 20, 2018 08:10 Europe/Tirane
  • Nxënësit iranianë korrin suksese në konkursin e matematikës

Nxënësit iranianë kanë korrur suksese në konkursin botëror WMC.

Mustafa Nuri, drejtori i “ shtëpisë së matematikës” në Iran ka thënë se 51 nxënës më të mirë të Iranit të moshave 12-16 vjeç kanë marrë 30 medalje ari, 38 argjendi dhe 39 bronzi, 3 kupa dhe 8 medalje nderi. Konkursi botëror WMC organizohet çdo vit në Angli. Në olimpiadën e sivjetshme kanë marrë pjesë ekipe nga 6 vende të botës si Amerika, Bullgaria, India dhe Australia. Kjo është olimpiada e 23-të që organizohet në Angli dhe në 10 vitet e fundit ekipi iranian ka arritur të marrë gjithsej 700 medalje.