Ministri i punëve të jashtme të Anglisë arrin në Teheran
Ministri i punëve të jashtme të Anglisë në krye të një delegacioni politik, ka arritur për një vizitë zyrtare në Teheran për t'u takuar dhe biseduar me ministrin e punëve të jashtme dhe me disa funksionarë të tjerë të lartë të Republikës Islamike të Iranit.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Jeremy Hunt, ministri i punëve të jashtme të Anglisë, gjatë kësaj vizite në Teheran, përveçse do të takohet me Muhamed Xhavad Zarif, ministrin e punëve të jashtme, do të zhvillojë takim dhe do të bisedojë edhe me Ali Shamkhani, sekretarin e Këshillit Suprem për Siguri Kombëtare të Iranit.
Marrëdhëniet bilaterale, zhvillimet rajonale dhe ndërkombëtare si dhe marrëveshja bërthamore do të jenë tema kryesore të takimeve që do të zhvillojë ministri i punëve të jashtme të Anglisë në Teheran.
Kjo është vizita e parë e Jeremy Hunt që zhvillon në Teheran pas marrjes së postit të ministrit të jashtëm të Anglisë.