Ministri i Jashtëm iranian pret homologun britanik
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i83108-ministri_i_jashtëm_iranian_pret_homologun_britanik
Sekretari i Jashtëm britanik, Jeremy Hunt, është takuar me homologun e tij iranian, Ministrin e Jashtëm Muhamed Javad Zarif, në kryeqytetin iranian Teheran.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 19, 2018 17:22 Europe/Tirane
  • Ministri i Jashtëm iranian pret homologun britanik

Sekretari i Jashtëm britanik, Jeremy Hunt, është takuar me homologun e tij iranian, Ministrin e Jashtëm Muhamed Javad Zarif, në kryeqytetin iranian Teheran.

Zarif dhe homologu i tij britanik Jeremy Hunt diskutuan një sërë çështjesh, në krye të së cilëve ishte një mekanizëm i propozuar financiar nga BE i njohur si Mekanizmi i Posaçëm Special që do të ndihmojë në bashkëpunimin financiar mes Iranit dhe BE-së. Zarif dhe Hunt diskutuan çështje me rëndësi dypalëshe, duke përfshirë nevojën për t'i dhënë fund menjëherë konfliktit në Jemen, si dhe zhvillime të tjera në të gjithë rajonin. Sekretari i Jashtëm britanik shprehu përkrahjen e Londrës për vazhdimin e marrëveshjes bërthamore të Iranit dhe shtoi: " Kjo marrëveshje, për të mbijetuar ka nevojë për pajtueshmëri 100 për qind, dhe ne do të rrinë në anën tonë të marrëveshjes për sa kohë që Irani do ta bëjë këtë".