Zarif: Irani mbështet rrugëzgjidhjen politike për krizën në Siri
Ministri i punëve të jashtme të Republikës Islamike të Iranit deklaroi se Teherani mbështet ndjekjen e rrugëzgjidhjen politike për krizën në Siri.
Muhamed Xhavad Zarif, ministri i jashtëm iranian, në një intervistë me gazetën franceze “Le Figaro” duke folur në lidhje me përpjekjet e bëra për zgjidhjen e krizës në Siri, deklaroi: “Irani është akuzuar se me veprime ushtarake e ka futur Sirinë në krizë, mirëpo në realitet çdo gjë është për kundër kësaj. Irani kërkon rrugëzgjidhje politike për krizën në Siri nëpërmjet zgjedhjeve të reja nëpërmjet të të cilave të gjithë qytetarët sirianë duke përfshirë edhe refugjatët të kenë mundësi të shprehin qëndrimin e tyre”.
Shefi i diplomacisë iraniane ka theksuar: “Irani së bashku me Rusinë dhe Turqinë, është garantues i armëpushimit në Siri”.
Zarif gjithashtu tha: “Rusia është partner politik dhe tregtar i jashtëzakonshëm i Iranit dhe kupton më së miri rrethanat e Republikës Islamike të Iranit për arsye se edhe ky vend është viktimë e sanksioneve të Amerika.