Reagimi i Iranit ndaj akuzave të reja të Amerikës
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i83208-reagimi_i_iranit_ndaj_akuzave_të_reja_të_amerikës
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit ka mohuar dhe hedhur poshtë akuzat e reja të Amerikës gjoja për shkeljen e konventës për armët kimike nga ana e Iranit.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 23, 2018 08:13 Europe/Tirane
  • Reagimi i Iranit ndaj akuzave të reja të Amerikës

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit ka mohuar dhe hedhur poshtë akuzat e reja të Amerikës gjoja për shkeljen e konventës për armët kimike nga ana e Iranit.

Behram Kasemi, tha se përfaqësuesi i Amerikës në takimin e rishikimit të konventës për ndalimin e armëve kimike, ka hedhur akuza kundër Iranit të cilat janë mohuar dhe hedhur poshtë nga ana e Iranit. Në përfundim të takimit përfaqësuesi iranian i ka quajtur të pabaza dhe të sajuara akuzat e ngritura nga pala amerikane. Përkundër pretendimeve të Amerikës kundër Iranit, Uashingtoni jo vetëm që nuk ka zbatuar zotimet e tij për zhdukjen e  armëve kimike, mirëpo mbështet edhe programin e të tilla armëve të regjimit sionist dhe të tilla akuza hidhen vetëm për shkak të armiqësisë me Iranin dhe për të mashtruar opinionin publik dhe për ta devijuar vëmendjen nga kërkesa për shkatërrimin e qendrave të armëve kimike të regjimit sionist dhe të grupeve terroriste, tha në fjalën e tij Behram Kasemi.