Armiku do të pësojë humbje të madhe nëse ndodh konfrontimi ushtarak
Zëvendëskomandanti i Koordinimit të Gardës Revolucionare të Iranit theksoi se sot sistemi islamik nuk është në procesin e parandalimit, por e ka kaluar këtë fazë në formën më të mirë dhe Irani me krenari thotë se nëse armiku fillon konfrontimin ushtarak, do të përballet me reagim të ashpër.
Admirali Ali Fadavi tha të shtunën se arroganca është duke thënë publikisht se ata i frikësohen Iranit islamik dhe ish Sekretari i Mbrojtjes i SHBA thotë se po kërkojnë një fuqi tjetër ushtarake që ka fuqinë rajonale dhe ndërkombëtare të parandalimit të Iranit. Ai pohoi: "Sistemi islam sot nuk është në procesin e parandalimit, por kemi kaluar fazën e mbrojtjes në formën më të mirë dhe me krenari themi se nëse konfrontimi ushtarak niset nga armiqtë, ata do të përballen me një humbje të madhe".