Kasemi: Asnjë rezolutë nuk ka ndaluar testimin e raketave të Iranit
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme deklaroi se asnjë rezolutë në KS të OKB nuk ka ndaluar programin raketor ose testimin e raketave iraniane.
Bahram Kasemi, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, në reagim ndaj pretendimeve të Mike Pompeo, sekretarit amerikan të shtetit, e cili ka thënë se testimet raketore të Iranit shkelin rezolutën 2231 të KS të OKB, theksoi: "Programi raketor i Iranit ka natyrë mbrojtëse dhe është projektuar në bazë të nevojave të vendit".
Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit duke iu drejtuar sekretarit amerikan të shtetit tha: "Është interesant dhe natyrisht qesharake se iu po mbështetni në një rezolutë të cilën me daljen e njëanshme dhe të paligjshme të Amerikës nga marrëveshja bërthamore, jo vetëm që e keni shkelur, por edhe të tjerët po inkurajoni që ta shkelin këtë rezolutë ose po i kërcënoni se do të përballen me sanksione në rast se e zbatojnë atë".