Ruhani: Qëndresa e vendeve anëtare të OPEC, tjetër disfatë për Amerikën
(last modified Mon, 10 Dec 2018 08:59:22 GMT )
Dhjetor 10, 2018 09:59 Europe/Tirane
  • Ruhani: Qëndresa e vendeve anëtare të OPEC, tjetër disfatë për Amerikën

Presidenti i Republikës Islamike të Iranit në takimin e fundit të kabinetit qeveritar të Iranit ka thënë se rezistenca dhe qëndresa e vendeve anëtare të OPEC-ut është një tjetër disfatë për Amerikën.

Hasan Ruhani, pas publikimit të raportit të Bizhan Namdar Zangane, ministrit iranian të naftës, mbi takimin e fundit të OPEC-ut ka thënë: Megjithë përpjekjet e Amerikës për të ndërhyrë në procesin e vendimmarrjes së OPEC-ut që kishte për qëllim të pengonte balancimin e tregut të naftës, rezistenca e vendeve anëtare të kësaj organizate dhe angazhimi i Republikës Islamike të Iranit bëri të mundur asgjësimin dhe neutralizimin e programit të Amerikës. Në takimin e fundit të OPEC-ut është rënë dakord për uljen e kuotës së prodhimit me 800 mijë fuçi në ditë nga vendet anëtare dhe 400 mijë në ditë nga vendet jo anëtare të kësaj organizate. Ndërkohë vende si Irani dhe Venezuela do të ruajnë të paprekur kuotën e tyre të prodhimit të naftës.

Tags