Mbështetja ndaj Palestinës, politikë fondamentale e Republikës Islamike të Iranit
Ministri i punëve të jashtme të Iranit deklaroi se mbështetja ndaj Palestinës është prej politikave fondamentale të Republikës Islamike të Iranit.
Muhamed Xhevad Zarif, ministri i punëve të jashtme të Iranit, të dielën në takim me kryetarin e komisionit për politikë dhe çështje të jashtme në Parlamentin e Palestinës dhe delegacionin shoqërues të tij në Teheran, tha se bota islame pavarësisht disa mosmarrëveshjeve, duhet të unifikohet rreth boshtit të mbështetjes ndaj Palestinës në mënyrë që të mos lejojë keqshfrytëzimin e çështjeve të ndryshme. Për fat të keq sot kundërshtimi i rezistencës bëhet edhe nga brendësia e botës islame.
Z. Zarif në këtë takim u shpreh optimist dhe deklaroi: "Disa shtete islame të cilët janë bërë të varura për mbështetjen e sionistëve dhe të Amerikës, të kthehen përsëri në gjirin e botës islame dhe duhet të dinë se sionistët për askënd nuk janë miq dhe partnerë të sigurt".
Nga ana e tij Mahmud Al-Zahar në këtë takim duke deklaruar se Republika Islamike e Iranit ndaj Palestinës po tregon një mbështetje të vërtetë, u shpreh optimist se projekti komplotist i sionizmit do të marrë fund sa më shpejtë me rezistencën e popullit të Palestinës dhe me mbështetjen e botës islame.
Mahmud Al-Zahar vuri në dukje deklarimin e shpërbërjes së Parlamentit të Palestinës nga ana e Mahmud Abas, kryetarit të Autoritetit Autonom të Palestinës dhe deklaroi: "Parlamenti i Palestinës është zgjedhur në mënyrë të ligjshme dhe duhet ta përfundojë mandatin e vet".
Vlen të theksohet se një delegacion i deputetëve të Parlamentit të Palestinës i kryesuar nga Mahmud Al-Zahar, anëtar i zyrë politike dhe kryetari i grupit parlamentar i Rezistencës Islamike Palestineze (Hamas), po qëndron për një vizitë në Teheran për t'u takuar dhe biseduar me autoritetet më të larta të Republikës Islamike të Iranit.