Vizita e Trump në Irak, ofezë ndaj sovranitetit kombëtar të Irakut
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, vizitën e Donald Trump në Irak e ka quajtur ofendim të sovranitetit kombëtar të Irakut.
Behram Kasemi, vuri në dukje se qeveritë e rajonit nuk do të lejojnë kurrë të huajt që të krijojë përçarje mes tyre dhe shtoi: Ishin kombet e zgjuara të rajonit që arritën të shtypin dhe eliminojnë terroristët e mbështetur nga Amerika dhe regjimi sionist. Në një kohë të shkurtër vendet e rajonit do të kuptojnë se stabiliteti dhe siguria e rajonit mund të vendoset vetëm duke u mbështetur tek potencialet dhe kapacitet vendase dhe rajonale dhe se forcat e huaja në rajon shpejt a vonë do të detyrohen të largohen. Zëdhënësi Kasemi tha se Donald Trump bën mirë të rikujtojë zhvillimet në botë dhe në rajonin e Azisë Perëndimore që nga nisja e presidencës së tij dhe shtoi: Ndoshta nëse rishikon të kaluarën ai do të marrë mësime. Donald Turmp kreu një vizitë të pa njoftuar më parë në Irak dhe vizitoi bazën Ein Asad në provincën Anbar të Irakut. Vizita e Trump zgjati 3 orë dhe ai pa u takuar me autoritetet irakiane u largua nga ky vend.