Kasemi: Po ndjekim opsione të ndryshme për mekanizmin financiar
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i84346-kasemi_po_ndjekim_opsione_të_ndryshme_për_mekanizmin_financiar
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit ka përgënjeshtrua lajmin për caktimin e kushtit për lansimin e mekanizmit financiar nga ana e Evropës dhe deklaroi se Irani nuk është një vend që të tjerët të caktojnë kushte për atë.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 30, 2018 11:16 Europe/Tirane
  • Kasemi: Po ndjekim opsione të ndryshme për mekanizmin financiar

Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit ka përgënjeshtrua lajmin për caktimin e kushtit për lansimin e mekanizmit financiar nga ana e Evropës dhe deklaroi se Irani nuk është një vend që të tjerët të caktojnë kushte për atë.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Bahram Kasemi, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit, në lidhje me vonesën e Bashkimit Evropian për ta vendosur në funksion mekanizmin e veçantë financiar mes BE dhe Iranit, tha: "Irani me domosdo nuk ka ndjekur vetëm një kanal dhe mekanizëm, por ka shqyrtuar opsione të ndryshme dhe për fat të mirë ky proces ndodhet në kushte relativisht të mira".

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit u shpreh optimist se Evropa pavarësisht se nuk ka arritur brenda afatit të caktuar të deklaroi fillimin e funksionimit të mekanizmit financiar në mënyrë zyrtare, përsëri mund të vazhdojë këtë rrugë dhe t'i qëndrojë besnikë zotimeve të veta.

Kasemi shtoi: "Çështja e fillimit të funksionit të mekanizmit financiar mes Iranit dhe Bashkimit Evropian është krijuar si plan pas daljes së Amerikës nga marrëveshja bërthamore dhe si rezultat i interesimit dhe insistimit që ekziston në mesin e shumë vendeve të botës sidomos te tre shtetet evropiane me qëllim që Irani të mbesë në marrëveshjen bërthamore".