Prania e SHBA në Gjirin Persik shkakton pasiguri
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i84358-prania_e_shba_në_gjirin_persik_shkakton_pasiguri
Shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura të Republikës Islamike të Iranit tha se prania e Shteteve të Bashkuara në Gjirin Persik nuk ndihmon asgjë, por krijon pasiguri në rajon.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 30, 2018 14:36 Europe/Tirane
  • Prania e SHBA në Gjirin Persik shkakton pasiguri

Shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura të Republikës Islamike të Iranit tha se prania e Shteteve të Bashkuara në Gjirin Persik nuk ndihmon asgjë, por krijon pasiguri në rajon.

Gjenerali Mohamed Bakeri, pasi arriti në aeroportin e Bandar Abas të dielën, tha: 'Largimi i SHBA nga Siria është një tërheqje poshtëruese e një vendi që ishte prezent pa pëlqimin e popullit dhe qeverisë legjitime'. Ai e përshkroi këtë tërheqje si "të parëndësishme për misionet mbrojtëse dhe të sigurisë në rajon" dhe tha se kudo që ishin të pranishëm amerikanët ata shkaktuan pasiguri dhe sigurisht që largimi i tyre nga Siria dhe nga pjesë të tjera të rajonit do të çonte në një siguri dhe qetësi  më stabile. Zyrtari i lartë ushtarak Iranian deklaroi: "Në Gjirin Persik vetë vendet e rajonit ofrojnë siguri dhe prania e Shteteve të Bashkuara në këtë  rajon nuk është gjë tjetër veçse pasiguri". Gjeneral Bakeri njoftoi qëllimin e vizitës së tij në provincën Hormozgan për të vlerësuar gjendjen e forcave të armatosura të vendosura në këtë provincë.