Irani thekson bashkëpunimin rajonal për sigurinë e Gjirit Persik
Procesi i zhvillimeve në rajon tregon se prania e të huajve në gjirin Persik, ekzistenca e krizave dhe mungesa e stabilitetit politik në disa vende të rajonit, janë ndër faktorët që kanë çuar në rritjen e kërcënimeve të sigurisë publike.
Muhamed Bagheri, kreu i shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura të Iranit ditën e hënë gjatë vizitës në bazën ushtarake të ishulli Bu Musa në jug të Iranit ka thënë se garantimi i sigurisë së rajonit mund të arrihet vetëm nëpërmjet bashkëpunimit të të gjitha vendeve të rajonit dhe prania e të huajve është një pengesë në këtë fushë. Amerika me praninë e saj ushtarake në rajon, duke zgjeruar rrjedhën e iranofobisë synon të përhapë një ambient tensioni në marrëdhëniet mes Iranit dhe vendeve të rajonit. Në kuadër të kësaj strategjie, Amerika kundërshton bashkëpunimin e Iranit me vendet fqinje në fushën e garantimit të sigurisë dhe mundohet të krijojë idenë se gjoja Irani është kërcënim për rajonin. Kjo është në kohën kur Amerika me pretekstin e vendosjes së sigurisë është futur në rajon, mirëpo kudo ku ajo ka shkelur ka sjellë vetëm pasiguri dhe shembuj të këtij fakti janë situata në Siri, Irak, Afganistan dhe në Gjirin Persik. Mirëpo në këto kushte ajo çka është e rëndësishme është garantimi i sigurisë me anë të bashkëpunimit gjithëpërfshirës rajonal. Gazeta Rai Today, shtyp i Londrës ka publikuar një mesazh të Abdul’setar Kasem i cili thotë: Disa vende arabe të rajonit të nxitur nga Amerika dhe duke ndjekur qëllimet e Izraelit kundër Iranit, këtë vend e quajnë kërcënim për rajonin ndërkohë që ata kanë harruar se me qindra miliarda dollarë kanë shpenzuar për shkaktimin e pasigurisë së rajonit. Amerika me politikat e ndërmarra nga presidenti Trump, mundohet të eliminojë Iranin nga zhvillimet e sigurisë së rajonit, si dhe të krijojë shqetësime mbi sigurinë në ngushticën Hormuz. Me padyshim Irani nuk do të lejojë realizimin e të tilla komploteve dhe intrigave. Javën e kaluar në ujërat e gjirit Persik u fut një anije luftarake amerikane. Pas 8 muajsh, aeroplanmbajtësja amerikane USS John C. Stennis është futur në ujërat e Gjirit Persik.. Aeroplanmbajtësja amerikane futet në ujërat e gjirit Persik pas situatës së krijuar nga largimi I Amerikës nga marrëveshja bërthamore. Anija ka qëndruar larg ujërave të Gjirit Persik për 8 muaj me radhë që është afati më i gjatë kohor që nuk shfaqet në këto ujëra që nga sulmet e 11 shtatorit 2001. Thuhet se misioni i parë i kësaj anije do të jetë Afganistani. Më herët është deklaruar se anijet amerikane do të vendosen në rajon për të kompensuar mungesën më të gjatë të anijeve luftarake amerikane në 2 dekadat e fundit. Më herët Zv/shefi i Shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura të Republikës Islamike të Iranit duke kërkuar që Amerika të kontrollojë më shumë sjelljen e luftanijeve të saj në Gjirin Persik, shtoi se fajtor për çdo tension dhe trazirë në Gjirin Persik do të jetë SHBA. Sipas agjencisë së lajmeve Fars, gjeneral Masud Xhezairi, zv/shef i Shtabit të përgjithshëm të forcave të armatosura të Iranit, tha se publikimi i lajmeve nga mediat amerikane mbi sjelljen e papërgjegjshme të anijeve patrulluese iraniane në Gjirin Persik është jashtë çdo realiteti dhe të tilla lajme bazohen në raporte të gabuara ose tendencioze. “Ne e theksojmë se fajtorë për çdo tension në Gjirin Persik do të jenë amerikanë, prandaj sërish kërkojmë që forcat amerikane në këtë rajon të ndryshojnë sjelljen e tyre”-deklaroi gjeneral Xhezairi.