Trump shpreh vetëm dëshirat e tij imagjinare dhe të parealizueshme
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit në përgjigje të deklaratave të përsëritura dhe të pabaza të presidentit amerikan lidhur me gjendjen në Iran dhe pretendimet et ij mbi dëshirën e Teheranit për të dialoguar me Uashingtonin ka thënë se Donald Trump vetëm sa shpreh dëshirat dhe ëndrrat e tij imagjinare dhe të parealizueshme.
Behram Kasemi shtoi se presidenti amerikan Donald Trump ashtu si në të kaluarën pa mësuar asgjë nga zhvillimet e dekadave të fundit në rajon dhe pa mësuar nga politikat e gabuara të të paraardhësve të tij kundrejt rajonit dhe Iranit, edhe një herë ka lëshuar disa pretendimet të baza për popullin e lashtë iraniane që edhe një herë tregon lakminë dhe prirjet hegjemoniste të fuqive të mesjetës. Zëdhënësi Kasemi tha se deklarata e presidentit Donald Trump nuk përputhet aspak me realitetin ekzistues dhe shtoi se të tilla deklarata janë vetëm ëndrra dhe imagjinata të cilat së bashku me veprimet armiqësore të Amerikës ashtu si në të kaluarën nuk do të arrijnë asnjë rezultat. Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit tha se Amerika e di shumë mira se Republikës Islamike të Iranit prej dekadash përballet dhe është e njohur me politikat e sanksioneve të Uashingtonit. Kasemi shtoi se Donald Trump duhet ta dijë se kombi iranian kurrë nuk dorëzohet përballë presioneve të padrejta të Amerikës dhe sidomos për ndaj politikave të një personi i cili në vend të urës krijon mur.