Irani eksporton 11 miliard dollarë mallra në Irak
(last modified Mon, 07 Jan 2019 08:57:55 GMT )
Janar 07, 2019 09:57 Europe/Tirane
  • Irani eksporton 11 miliard dollarë mallra në Irak

Sekretari i shtabit për marrëdhëniet ekonomike të Iranit me Irakun dhe Sirisë njoftoi se niveli i eksporteve të Iranit drejt Irakut është 11 miliard dollarë.

Hasan Danaifar, njoftoi se marrëdhëniet ekonomike të Iranit me Irakun konsistojnë në sektorin e shërbimeve, mallrave, turizmit dhe energjisë. Ai vuri në dukje kapacitetin e provincave kufitare për të investuar në rindërtimin e qyteteve të Irakut dhe Sirisë dhe tha se për rindërtimin e Irakut duhen 300 miliard dollarë ndërsa për Sirinë 200 miliard. Danaifar shtoi se janë ndërmarrë hapa seriozë që projektet infrastrukturore në Irak tu jepen kompanive iraniane dhe tha se provinca e Kurdistanit të Iranit mund të luajë një rol të madh në investime në rajonin e Kurdistanit të Irakut.

Tags