Ministri i mbrojtjes së Iranit takohet me homologun e tij të Venezuelës
Ministri i mbrojtjes së Republikës Islamike të Iranit dhe ministri i mbrojtjes së Venezuelës kanë zhvilluar një takim në Karakas.
Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se gjeneral Amir Hatami, ministri i mbrojtjes së Venezuelës dhe Vladimir Padrino Lopez, ministri i mbrojtjes së Venezuelës, në këtë takim kanë bërë një shqyrtim të historikut të bashkëpunimeve mbrojtëse bilaterale dhe kanë theksuar për arritjen e një plani të rrugës për zgjerimin e bashkëpunimit të përbashkët duke shfrytëzuar të gjitha potencialet.
Gjeneral Hatami në këtë takim ka ftuar ministrin e mbrojtjes së Venezuelës për një vizitë zyrtare në Iran.
Vladimir Padrino Lopez është shprehur i kënaqur për vizitën e ministrit të mbrojtjes së Iranit në ceremoninë e betimit të presidentit të Venezuelës dhe vizitën e gjeneral Hatamit në Karakas e ka vlerësuar si kthesë të rëndësishme në marrëdhëniet bilaterale.