Ministri i mbrojtjes së Iranit takohet me homologun e tij të Venezuelës
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i84717-ministri_i_mbrojtjes_së_iranit_takohet_me_homologun_e_tij_të_venezuelës
Ministri i mbrojtjes së Republikës Islamike të Iranit dhe ministri i mbrojtjes së Venezuelës kanë zhvilluar një takim në Karakas.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Janar 11, 2019 12:07 Europe/Tirane
  • Ministri i mbrojtjes së Iranit takohet me homologun e tij të Venezuelës

Ministri i mbrojtjes së Republikës Islamike të Iranit dhe ministri i mbrojtjes së Venezuelës kanë zhvilluar një takim në Karakas.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se gjeneral Amir Hatami, ministri i mbrojtjes së Venezuelës dhe Vladimir Padrino Lopez, ministri i mbrojtjes së Venezuelës, në këtë takim kanë bërë një shqyrtim të historikut të bashkëpunimeve mbrojtëse bilaterale dhe kanë theksuar për arritjen e një plani të rrugës për zgjerimin e bashkëpunimit të përbashkët duke shfrytëzuar të gjitha potencialet.

Gjeneral Hatami në këtë takim ka ftuar ministrin e mbrojtjes së Venezuelës për një vizitë zyrtare në Iran.

Vladimir Padrino Lopez është shprehur i kënaqur për vizitën e ministrit të mbrojtjes së Iranit në ceremoninë e betimit të presidentit të Venezuelës dhe vizitën e gjeneral Hatamit në Karakas e ka vlerësuar si kthesë të rëndësishme në marrëdhëniet bilaterale.