Ali Askeri: Spikerja e Press Tv duhet të lirohet sa më shpejtë
Kryetari i Radiotelevizionit të Republikës Islamike të Iranit ka dënuar veprimin e paligjshëm të Amerikës në arrestimin e realizueses dhe spikeres së kanalit televiziv Press Tv të Iranit dhe ka theksuar se Marzijeh Hashemi duhet të lirohet sa më shpejtë.
Policia e Amerikës ka arrestuar realizuesen e programeve televizive dhe spikeren e kanalit Press Tv pa kumtuar kurrfarë akuze, ndërkohë që ajo kishte shkuar në Amerikë për të vizituar familjen e vet.
Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Ali Askeri, kryetari i Radiotelevizionit të Republikës Islamike të Iranit, të mërkurën në lidhje me arrestimin e paligjshëm të Marzijeh Hashemi në Amerikë, theksoi: "Marzijeh Hashemi kishte shkuar në Amerikë për të vizituar familjen e saj, por është arrestuar nga policia amerikane dhe është keqtrajtuar në mënyrë të dhunshme".
Ali Askeri shtoi: "Realizuesja e programeve televizive dhe spikerja e kanalit televiziv Press Tv është arrestuar në Amerikë vetëm për shkak të bindjeve të saj islame, liridashjes dhe për shkak të përkrahjes së Boshtit të Rezistencës".