Kasemi: Irani mbështet qeverinë e Venezuelës dhe është kundër ndërhyrjeve të SHBA
Ministria e Jashtme e Iranit ka kritikuar sekretarin amerikan të shtetit, Mike Pompeo, për deklaratat e tij të ashpraund kër Venezuelës, duke thënë se Republika Islamike mbështet qeverinë "legjitime" të vendit të Amerikës Latine.
"Republika Islamike e Iranit mbështet qeverinë legjitime të Venezuelës, si dhe kombin e saj përballë ndërhyrjeve të paligjshme të Uashingtonit", tha të shtunën zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Bahram Kasemi. Duke folur për gazetarët në Abu Dhabi, Emiratet e Bashkuara Arabe, më 12 janar, Pompeo e përshkroi qeverinë e Venezuelës të udhëhequr nga presidenti Nicolas Maduro si të paligjshme dhe tha se Shtetet e Bashkuara do të punojnë me vendet që mendojnë njëjtë sikur Amerika për të rivendosur demokracinë atje. "Regjimi i Maduro është i paligjshëm dhe Shtetet e Bashkuara do të punojnë me zell për të rivendosur një demokraci të vërtetë në atë vend", tha Pompeo. Në reagim ndaj këtyre pretendimeve, Kasemi paralajmëroi se çdo ndërhyrje e huaj në çështjet e brendshme të Venezuelës do të ishte "jo konstruktive" dhe do të komplikonte më tej situatën në vend. Teherani beson se zgjidhja e problemeve të brendshme të Venezuelës është dialogu midis zyrtarëve politikë të vendit brenda kornizave ligjore, theksoi zëdhënësi iranian.