Bisedë telefonike midis Zarif dhe ministrit të jashtëm të venezuelës
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i85107-bisedë_telefonike_midis_zarif_dhe_ministrit_të_jashtëm_të_venezuelës
Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit, në bisedën telefonike me ministrin e jashtëm venezuelian, njoftoi mbështetjen e Iranit për qeverinë dhe popullin e Venezuelës kundër komploteve.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Janar 25, 2019 16:19 Europe/Tirane
  • Bisedë telefonike midis Zarif dhe ministrit të jashtëm të venezuelës

Ministri i jashtëm i Republikës Islamike të Iranit, në bisedën telefonike me ministrin e jashtëm venezuelian, njoftoi mbështetjen e Iranit për qeverinë dhe popullin e Venezuelës kundër komploteve.

Ministri i jashtëm i RII z. Mohamed Xhevad Zarif dhe ministri i jashtëm i Venezuelës Jorge Araraza kanë zhvilluar të premten një bisedë telefonike rreth mënyrave për të trajtuar komplotet ndërkombëtare kundër shteteve të pavarura, në veçanti Venezuelës. Nicolas Maduro, ka thënë se ka pranuar kërkesën e Meksikës dhe Uruguait për dialog me kundërshtarët për zgjidhjen e krizës politike në Venezuelë. Trazirat në Venezuelë kanë nisur pasi Juan Guaido, kreu i shkarkuar i parlamentit të Venezuelës pa i kushtuar vëmendje rezultatit të zgjedhjeve dhe duke pasur mbështetjen e Uashingtonit, veten e ka shpallur president të përkohshëm të Venezuelës.