Baidinezhad: Evropa mund të forcojë qëndrimet anti-amerikane
Ambasadori i Republikës Islamike të Iranit në Londër, ka thënë se BE në KS të OKB mund të bëhet shkak për forcimin e qëndrimeve anti-amerikane të anëtarëve të këtij këshilli në çështjet e sigurisë ndërkombëtare.
Hamid Baidinezhad në disa mesazhe në Twitter përmendi takimin e qeverive evropiane anëtare të KS të OKB, në Bruksel dhe tha: Ky vendim mund të jetë një lëvizje e re. Baidinezhad lidhur me konferencën e Polonisë tha: përveç pjesëmarrjes së kushtëzuar të ministrit të jashtëm të Anglisë, vendet e tjera evropiane nuk janë prononcuar për të marrë pjesë në këtë takim. Mikë Pompeo ka njoftuar për organizimin e një takimi më 13-14 shkurt në Varshavë ku temë kryesore do të jetë Irani dhe Lindja e Mesme. Moska ka refuzuar ftesën për të marrë pjesë në takimin anti-iranian të projektuar nga Amerika dhe që do të mbahet në Varshavë të Polonisë. Këtë takim e ka refuzuar edhe shefja e politikës së jashtme të BE, Federika Mogherini. Shefja e diplomacisë evropiane, gjatë punimeve të takimit të ministrave të punëve të jashtme të BE në Bruksel, deklaroi se në vend të pjesëmarrjes në konferencën e Varshavës të Polonisë, do të marrë pjesë në takimin e Unionit Afrikan në Adis Ababa, kryeqytetin e Etiopisë. Pavarësisht se Amerika ka njoftuar për pjesëmarrjen e ministrave të punëve të jashtme të dhjetëra vendeve në konferencën e Varshavës, shumë vend gjatë ditëve të kaluara kanë deklaruar se nuk do të marrin pjesë në këtë konferencë.