Salehi: Bashkëpunimi Iran-Evropë në projektet bërthamore do të vazhdojë
Kryetari i AEAI ka thënë se bashkëpunimet mes Iranit dhe Evropës në projektet bërthamore do të vazhdojnë.
Ali Akbar Salehi, i pranishëm në ekspozitën kombëtar të sukseseve bërthamore, ka thënë: Evropa ka premtuar një fond prej 20 milion eurosh për krijimin e qendrës më të mirë të sigurisë bërthamore në rajon. Salehi ndër të tjera tha se për momentin Irani mund të projektojë reaktorë hulumtues dhe tha: Nëse vendet fqinje janë të interesuar për reaktorë hulumtues me ujë të rëndë, Irani mund të japë kontributin e tij. kryetari Salehi tha se bashkëpunimi me Evropën në sektorin teknik vazhdon mirë dhe projektet evropiane në Iran janë në proces. Ai përmendi edhe hapjen e mekanizmin INSTEX dhe tha: Evropianët në sektorin e ekonomisë kanë hedhur hapa shpresëdhënës.