Garda Revolucionare: Armiqtë, jo Irani, duhet t'i japin fund pranisë në rajon
Një komandant i lartë i Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit deklaroi se armiqtë e Republikës Islamike duhet të largohen përfundimisht nga rajoni në vend që të presin që Irani të përfundojë praninë e tij rajonale.
"Ata duan që Irani të largohet nga rajoni për të hapur rrugën për sundimin e tyre dhe për t'u lejuar atyre përsëri të kontrollojnë kufijtë tanë në mënyrë që të jenë në gjendje të krijojnë probleme për kombin iranian," tha të hënën gjeneral brigade Husein Selami, zv/komandant i përgjithshëm i Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit. Ai shtoi se Irani po ndryshon vazhdimisht politikat e tij bazuar në qasjet e armiqve, duke thënë: "Armiku nuk duhet të na kërkojë të largohemi nga rajoni, sepse ata vetë duhet të largohen nga rajoni". Ky komandant i lartë i Gardës së Revolucionit Islamik të Iranit theksoi se Irani do të ndihmojë muslimanët kudo në botë dhe nuk do t'i lejojë armiqtë të dominojnë ata. SHBA ka kërcënuar vazhdimisht Iranin për praninë e tij në Siri. Me kërkesë të Damaskut, Irani po jep ndihmë ushtarake për forcat qeveritare siriane duke luftuar terrorizmin e sponsorizuar nga jashtë.