Irani i gatshëm për të zgjeruar marrëdhëniet me Kinën
https://parstoday.ir/sq/news/iran-i85870-irani_i_gatshëm_për_të_zgjeruar_marrëdhëniet_me_kinën
Kryetari i parlamentit iranian z. Ali Larixhani u takua të martën me kreun e Kongresit Popullor të Kinës,  ku ka theksuar se Irani është i gatshëm të forcojë marrëdhëniet me Kinën në fusha të ndryshme.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Shkurt 19, 2019 16:28 Europe/Tirane
  • Irani i gatshëm për të zgjeruar marrëdhëniet me Kinën

Kryetari i parlamentit iranian z. Ali Larixhani u takua të martën me kreun e Kongresit Popullor të Kinës,  ku ka theksuar se Irani është i gatshëm të forcojë marrëdhëniet me Kinën në fusha të ndryshme.

Në një takim me Li Zhanshu në Pekin, duke falënderuar për pritjen e mirë të Parlamentit Popullor të Kinës, z. Larixhani nënvizoi se lidhjet mes dy vendeve historikisht kanë qenë të mira. Kreu i Parlamentit Popullor të Kinës në fillim të takimit ka folur mbi historinë e marrëdhënieve midis Kinës dhe Iranit, që datojnë më shumë se 2000 vjet më parë dhe ka shtuar se në historinë e marrëdhënieve midis dy vendeve nuk ka pasur kurrë një konflikt mes tyre. Ai tha se vizita e presidentit kinez në Iran, në të cilin u nënshkrua marrëveshja e partneritetit strategjik ndërmjet dy vendeve, ishte një pikë kthese në marrëdhëniet mes dy vendeve dhe tregoi rrugën për bashkëpunim afatgjatë mes dy vendeve. Duke ju drejtuar kryetarit të parlamentit iranian, kreu i Parlamentit Popullor kinez tha se udhëtimi i tij në krye të një delegacioni të nivelit të lartë do të ishte një mesazh i qartë për bashkëpunimin afatgjatë. Kreu i parlamentit iranian, i cili udhëtoi në Kinë me ftesë të Li Zhanshu, homologut të tij kinez, mbërriti në Pekin të martën në mbrëmje.