Kasemi: Amerika duhet të ringjallë besimin e humbur
Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit duke reaguar ndaj pretendimeve të Donald Trump i cili ka shprehur dëshirën për bisedime me Iranin ka thënë se Amerika nuk kërkon negociata serioze dhe në fillim ajo duhet të ringjallë besimin e humbur.
Behram Kasemi në një intervistë për gazetën kineze Global Times ka thënë: Irani merr vendime në bazë të pavarësisë dhe interesave kombëtare të tij dhe politikat e Teheranit nuk bazohen në pikëpamjet e fuqive të botës. Zëdhënësi Kasemi përmendi sanksionet e jashtëligjshëm të Amerikës kundër Iranit dhe daljen e këtij vendi nga marrëveshja bërthamore si dhe shkeljen e rezolutës 2231 të KS të OKB dhe tha: Bota është e lodhur nga unilateralizmi i Amerikës dhe përballja e Kinës, Rusisë dhe Evropës me qëndrimet e Amerikës tregon se kushtet aktuale të botës në krahasim me të kaluarën kanë ndryshuar. Ai sa i përket rezistencës së Iranit kundrejt politikave të Amerikës ka thënë: Vendimet e gabuara dhe të padrejta të Uashingtonit në rajon mes tyre në Afganistan, Siri, Irak, Jemen dhe mbështetja për regjimin sionist, mbështetja për radikalizmin në rajon dhe ndihma për fenomene si Taleban, Al Kaida dhe ISIS, është arsyeja e rezistencës së popullit iranian përballë politikave të njëanshme të Amerikës.